Përditësuar më 15 Korrik 2026. Duke blerë një paketë në sidetechagency.com ju pranoni kushtet e mëposhtme.
Shërbimet ofrohen nga SideTech Agency, Tiranë, Shqipëri. Kontakt: sidetechagency@gmail.com.
Çmimet janë në Euro (€). Përshkrimi i çdo pakete gjendet në faqe dhe përcakton çfarë përfshin. Ndryshime të tekstit ose të skedave grafike përfshihen brenda revizioneve të parashikuara në paketë.
Pagesat online kryhen përmes Whop, i cili menaxhon konfirmimin dhe dokumentacionin e pagesës. Pagesa me para në dorë gjatë një takimi mund të kryhet vetëm me marrëveshje paraprake mes palëve, duke rënë dakord për shumën, afatin dhe konfirmimin e pagesës. Për projekte të mëdha mund të biem dakord edhe për 50% avancë dhe 50% në dorëzim. Abonimet mujore online vazhdojnë të faturohen automatikisht.
Do t'ju kontaktojmë brenda 24 orëve punë nga pagesa për të filluar projektin. Afati i dorëzimit varet nga paketa dhe nga shpejtësia me të cilën na dërgoni materialet (tekste, logo, imazhe).
Për shkak të natyrës digjitale dhe të personalizuar të punës, pagesa është e parimbursueshme pasi puna të ketë filluar. Nëse pagesa është kryer por puna nuk ka nisur ende, mund të kërkoni rimbursim brenda 48 orëve në sidetechagency@gmail.com.
Pas pagesës së plotë, klienti fiton të drejtat e përdorimit të produktit final (faqe, agjent AI, materiale). SideTech ruan të drejtën ta referojë projektin si punë portofoli, përveç rasteve kur bihet dakord ndryshe me shkrim.
SideTech nuk mban përgjegjësi për humbje indirekte biznesi që rrjedhin nga ndërprerje shërbimesh të palëve të treta (hosting, domain, API të jashtme, Whop, etj.).
Këto kushte rregullohen nga ligji i Republikës së Shqipërisë. Mosmarrëveshjet zgjidhen me mirëkuptim ose në gjykatën kompetente të Tiranës.